Paul Stainthorpe përfundon mandatin në FSK, pranon mirënjohje dhe dekoratë

0
366

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, me një ceremoni zyrtare, kanë nderuar me mirënjohje dhe dekoratë nënkolonelin Paul Stainthorpe, këshilltar ushtarak i komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, pas përfundimit me sukses të detyrës në FSK.

Rrustem Berisha, ka falënderuar Paul Stainthorpe, për angazhimin e tij, e në veçanti për përkrahjen që ai u ka dhënë ushtarëve të FSK-së gjatë ushtrimit „Cambrian Patrol“, që ishte një ngjarje vjetore e organizuar dhe e  drejtuar nga Brigada 160-të e Këmbësorisë nga Uellsi, me seli në Breçon,  dhe ushtrimit “Albanian Lion” të zhvilluar në Shqipëri.

Ai vlerësoi lart kontributin e nënkolonelit Stainthorpe, duke i dhënë mirënjohje për punën e pakursyer gjatë shërbimit të tij në MFSK.

E komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e dekori atë me Medalje për punë vetëmohuese.

Nënkoloneli Paul Stainthorpe falënderoi ministrin dhe komandantin e FSK-së për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që i kanë afruar gjatë shërbimit të tij në FSK./OxygenPress.info