Pasardhësja e Merkelit heq dorë nga kandidatura për kancelare

0
214

Pasuesja e kancelares Angela Merkel, në pozitën e kryetares së partisë Unioni Kristian Demokratike apo si njihet ndryshe CDU, Annegret Kramp-Karenbauer, ka marrë një vendim të papritur.

Kramp-Karenbauer ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kancelares së Gjermanisë.

Ky vendim i saj vjen pasi që sipas saj nuk janë të sqaruara mirë raportet e CDU-së me AFD-në dhe të majtët, shkruan Deutshe Welle.

Pas këtij vendimi, Kramp-Karrenbauer brenda pak muajsh do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së.

Pavarësisht kësaj, Merkeli raportohet se do të mbajë Kramp-Karrenbauerin si ministre të Mbrojtjes.