Pas njohjes, Kosova dhe Izraeli pritet të zhvillojnë lidhje biznesi dhe ushtarake

0
226

Një organ zhvillimi dhe investimesh është ngritur në kryeqytetin kosovar, Prishtinë me degë në Izrael nga gjashtë izraelitë, përfshirë tre ushtarakë, që synojnë krijimin e marrëdhënieve të biznesit dhe ushtrisë/mbrojtjes midis të dyja vendeve.

Kjo siç shkruan dtt-net.com, transmeton Klan Kosova, vjen , pasi Kosova dhe Izraeli lidhën raporte diplomatike gjatë muajit shkurt.

Ujdia për njohje mes dyja shteteve u arrit më 4 shtator të vitit të kaluar në kuadër të marrëveshjes së Washingtonit, njofton Klan Kosova.