Pas 30 vjetësh u kthyen sërish në bankat e shkollës

0
74

Disa jetojnë jashtë Kosovës, disa janë bërë prindër, disa të tjerë janë në poste publike e të ngjashme, por ata, të gjithë, këtë të shtunë u kthyen në shkollë.

Janë nxënësit e drejtimit matematikor të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, që u ulën sërish në bankat ku 30 vjet më parë ishin maturantë.

“Nxënësit e rritur” nuk e harruan as mësimdhënësin e tyre, Bardhyl Bardhin.

Edhe një herë ai doli para tyre, kësaj radhe për të ju treguar sa krenar është me ta.

Ndryshe, e gjithë kjo gjeneratë sonte feston 30 vjetorin e maturës, në Gjakovë./oxygenpress.info