Pas 15 vitesh, humoristi Bujar Bobani vjen në rolin e Nocit

0
3216

Sonte emisioni OXYGEN shënon edicionin 500.
Përveç shumë të tjerash, në këtë edicion pas 15 vitesh kthehet humoristi Bujar Bobani në rolin e Nocit.
Ai nga Amerika ka realizuar një pikë në këtë rol.
Bashkë me të janë edhe Street Eagles, grup motoristësh, shqiptarë të të gjitha trojeve.
Duke filluar nga ora 21:30, në Klan Kosova, në emison do të mund të ndiqni bisedë dhe këndim nga artisja e madhe Shpresa Gashi, mesazhe nga shumë miq dhe bashkëpunëtorët, koncert online nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” – Kosovë.
Muzikë nga OXYGEN Band e shumë të tjera.
Në video mund të shihni një pjesë të Bukit-Noci./ oxgenpress.info