Parashikimi i motit

0
37

Në vendin tonë sot parashihet mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë.  Kohë pas kohe mundësi për reshje lokale bore.

Prishtina Weather njofton se nesër mëngjesi do të jetë  me ngrica dhe kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen.

Të premtën do të jetë ftohtë, dhe kryesisht vranët. Paradite në disa vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, minimalet do të zbresin nga +2C në -5C, e maksimalet nga +11C deri në 0C./OxygenPress.info