Papa Françesku lutet për viktimat në bastionin e ISIS-it

0
76

Papa Françesku u lut sot për viktimat e shkaktuara nga Shteti Islamik në bastionin e dikurshëm të grupit terrorist në Irakun e Veriut.

Kjo e dielë është dita e tretë e vizitës së 84-vjeçarit në Irak, ku komuniteti i krishterë është zvogëluar pas viteve të luftës dhe persekutimit.

Papa shkoi në Mosul, i cili ishte pushtuar nga Shteti Islamik nga 2014 në 2017.

“Nëse Zoti është Zoti i paqes – sepse kështu është – atëherë është e gabuar që ne të bëjmë luftë në emrin e tij”, tha papa Françesku në Hosh al-Bieaa.

“Nëse Zoti është Zoti i dashurisë – sepse kështu është – atëherë është e gabuar që ne të urrejmë vëllezërit dhe motrat tona”, theksoi ai.

“Sot, ne ngremë zërin tonë në lutje Zotit të Plotfuqishëm për të gjitha viktimat e luftës dhe konfliktit të armatosur. Këtu në Mosul, pasojat tragjike të luftës dhe armiqësisë janë shumë të dukshme”, tha ai./ATSH