Papa Françesku i gatshëm të ndërmjetësojë në krizën e Venezuelës

0
71

Papa Françesku deklaroi se ka pranuar një letër nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe shtoi se Vatikani është i gatshëm të ndërmjetësojë për krizën në Venezuelë nëse të dyja palët e kërkojnë këtë gjë.

Në takimin me gazetarët në avion, gjatë kthimit nga Abu Dabi, papa theksoi se megjithatë ende nuk e ka lexuar letrën.

Maduro deklaroi se i ka dërguar papa Françeskut një letër, duke kërkuar prej tij ndihmë në procesin e lehtësimit dhe përforcimit të dialogut mes palëve në Venezuelë.

Papa Françesku theksoi se do të bënte gjithçka në fuqinë e tij që të ndihmojë njerëzit në Venezuelë.

“Do të lexoj letrën dhe të shoh se çka mund të bëjë, por kushti i parë është që të dyja palët ta kërkojnë këtë gjë. Ne kemi vullnet për të zgjidhur mosmarrëveshjet”, theksoi papa.