Pantollonat, shkak i një aksidenti ajror!

0
58

Një komision hetimor zbuloi se një aksident me helikopter, me pasoja tragjike, i shënuar në Zelandën e Re, u shkaktua nga një palë pantallona, që fluturuan nga kabina dhe më pas u përplasën në helikën që ndodhet në bishtin e helikopterit.

Rrethanat e çuditshme të aksidentit që i mori jetën tre personave më 18 tetor në afërsi të zonës turistike të Wanaka, u bënë dje publike në një raport paraprak të Komisionit të Hetimit për aksidentet e transportit ajror, shkruan Atsh.

”Ekzistojnë prova sipas së cilave një palë pantallona kanë fluturuar nga helikopteri dhe janë rrotulluar disa herë në helikën e bishtit’’, deklaroi drejtuesja e komisionit, Jane Meares.

Piloti dhe dy punonjësit e shërbimit për mbrojtjen e mjedisit vdiqën në aksidentin ajror.

Vëllai i pilotit vdiq disa muaj më parë duke drejtuar një helikopter në të njëjtin rajon./OxygenPress.info