Pa Ty

0
97

Nga Edison Ypi

Pa Ty jam zero. Pa Ty jam asgjë. Pa Ty jam dhimbje pa ulërimë; Muzg pa trishtim; Muze’ pa kryevepra; Shenjt’ pa mrekullira; Zog’ pa qiej; Liqer pa Lasgush; Manastir pa myshk; Ep’ pa zanë; Ag’ pa aurorë; Perëndim pa lindje; Tamth pa puthje; Krisht pa ringjallje; Kishë pa kryq; Kryq pa gozhda; Mallkim pa mëshirë; Skaj pa qëndër; Mars pa luftë; Prill pa dasëm; Kalendar pa data; Sahat pa akrepa; Busull pa shigjeta; Zarf pa adresë; Mendim pa rrudhë; Rrudhë pa ballë; Ballë pa ethe; Mbret pa kurorë; Kurorë pa perlë; Perlë pa guackë; Mur pa fund; Fund pa fillim; Besim pa vendosmëri; Rrebesh pa vetëtimë; Shekspir pa tragjedi; Hamlet pa kafkë; Martin Luter King pa ëndërr; Ainshtain pa relativitet; Erasmus pa marrëzi; Ferr pa Dante; Dante pa Beatriçe; Gjeneral pa luftë; Dru pa rrëshirë; Murator pa tullë; Kovaç pa kudhër; Hakmarrje pa kujtesë; Burg pa qelë; I burgosur pa shpresë; Shqiptar pa çmenduri’; Zezak pa Afrikë; Kozak pa stepë; Tango pa Argjentinë; Paris pa Eifel; Vals pa Vienë; Tel pa violinë; Besimtar pa Altar, Mermer pa Mikelanxhelo; Kolomb pa Amerikë; Kolose’ pa Romë; Garibald pa Itali; Moxart pa melodi; Vagner pa gjëmim; Beethoven pa llaftari; Segovia pa kitarrë; Pavarot pa fyt; Django Reinhard pa “Minor Swing”; Otello pa Dezdemonë; Romeo pa Xhulietë; Shpatë pa dorezë; Fishek pa barut; Ushtar pa helmetë; Mulli pa bereqet; Beton pa çimento; Autostradë pa asfalt; Trafik pa semafor; Qiell pa re’; Dimër pa pranverë; Pranverë pa ngjyra; Vjeshtë pa fruta; Dhimbje pa lot; Lot pa sy t’zinj; Gjak pa zemër; Pritje pa ankth; Zjarr pa flakë; Fresk pa fllad; Fllad pa përkëdhelje; Përkëdhelje pa prekje; Prekje pa rrënqethje; Heshtje pa pëshpërimë; Kriminel pa viktimë; Fat pa meritë; Skllav pa pranga; Dëshpërim pa ofshamë; Ofshamë pa jehonë; Lumë pa urë; Leskovik pa Pukë; Kukës pa Sarandë; Gramsh pa Divjakë; Librazhd pa Zadrimë; Korab pa Nëmërçkë; Dhëmbel pa Karavasta; Karaburun pa Llogora; Fjalor pa fjalë; Luginë pa oshëtimë; Shteg pa dalje; Ngjitje pa arritje; Libër pa lexues; Testament pa vulë; Olimp pa Perëndi; Zeus pa rrufe; Kalorës pa pelë; Pelë pa shalë; Thesar pa margaritarë; Nil pa shkretëtirë; Faraon pa piramidë; Beduin pa oaz; Tank pa zinxhirë; Aeroplan pa pistë; Tekst pa muzikë; Fukara pa të ardhme; Mort pa funeral; Kufomë pa varr; Islam pa Kuran; Kristian pa Bibël; Foshnjë pa britmë; Vatër pa zjarr; Pronar pa Hipotekë; Përmetar pa raki’; Malësor pa çifteli; Shkodran pa biçikletë; Skraparlli pa raki; Mish pa nerv; Kozmos pa terr; Terr pa hënë; Jetë pa albuminë; Rreth pa “Pi”.