OBSH: Prodhuesit e vaksinave antiCOVID-19 të heqin dorë nga përfitimet e patentave

0
60

Nëse e gjithë bota do të imunizohet kundër koronavirusit, rregullat tregtare normale që mbrojnë përfitimet duhet të përjashtohen nga kompanitë që prodhojnë vaksinat, shkruan sekretari i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një letër për gazetën britanike “The Guardian”.

Kreu i OBSH-së u shpreh në favor të këtyre kompanive që mbajnë patenta për vaksinat antiCOVID-19 që mundësojnë vendet e tjera të prodhojnë dhe shesin vaksinat ekuivalente të krijuara diku tjetër me çmime më të ulëta.

”Prodhuesit e vaksinave antiCOVID-19 të heqin dorë nga përfitimet e patentave”, deklaroi Tedros./ATSH