Nuk votohet projektligji për vlerat e UÇK-së

0
67

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk votuan sot projektligjin për vlerat e UÇK-së, i cili nuk kaloi në mungesë të kuorumit.

Në sallë ishin 68 deputetë, por vetëm 36 morën pjesë. 35 votuan për dhe një kundër. Abstenime nuk pati.

Pro ligjit votuan të gjithë deputetët e PDK-së që ishin në seancë, ata të AAK-së, NISMA-s dhe deputetë të minoriteteve jo-serbe.

Edhe pse në seancë ishin të pranishëm deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të LDK-së, nuk morën pjesë fare në votim duke bllokuar miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.