“N’pleqni m’u baravat nëpër burgje për lakmi e për shfrenim, në vend se m’i marrë do tespih n’dorë”

0
550

Nga Kimete Berisha

Për ironi të fatit, ‘Haki’ nga arabishtja do të thotë ‘Drejtësi’, prandaj këtij më mirë i bjen me dëgju këngën ‘Të deshta me hakikat’, dhe kadal-dale m’u zhdjerg teposhtë këngës, deri te vargu ‘Ç’ma punove pa të drejtë’.
Se moti u çu peshë ky, rrupllo dyert e komunës e nxjerr gjinën jashtë zyres për zhelesh!
S’ka guxu kush me pyet çfarë ngjyre të syve i ke. Harxho benzinë si ujin n’çezme, e mirëmbajtja e kerrit të tij e shtrenjtë si me qenë kerri i blinduar i presidentit amerikan.
Pa dhimbt, gjithë e ka harru telefonin çel, 6,000 Euro llaf e muhabet n’telefon, me pare t’fukarenjve t’Istogut.
Hakiut jepjani Hakun.
Se ky e ka dashur aq shumë Istogun, sa që ia ka ‘hëngër’ të gjalltë, që thonë populli.
Më mirë me dashtë më pak, se e han më pak.
P.S. Është një lloj dashnie që ‘i han’ njerëzit.
Më kujtohet rrëfimi në fëmijëri për një grua të dashuruar fort, që e priste burrin t’i kthehej te dera e shtëpisë.
Dimrave rrinte veç në dritare derisa burri i saj ‘viktimë e dashnisë’ kthehej në shtëpi.
Dhe një ditë prej ditëve ajo ‘e hëngri me dashuri’ dhe burri nuk u kthye më’.
Pra, dashuria di me ta hëngër ymrin.
Kujdes.
Se nuk hahet qyteti.
Nuk hahet drejtësia.
Nuk hahen gurët!
Nejse, hahen, por dikur të hanë ata ty.
Drejtësia e vonuar është mallkim i madh.
N’pleqni m’u baravat nëpër burgje për lakmi e për shfrenim, në vend se m’i marrë do tespih n’dorë, m’u pendu e me lyp rrugëdalje.