Njihuni me bipolaritetin dhe llojet e këtij çrregullimi

0
544

Liv, jeton me çrregullimin bipolar prej më shumë se 10 vitesh dhe gjatë rrugës, ka mësuar shumë për veten, po aq sa për sëmundjen.

#1

Çrregullimi bipolar është më shumë sesa thjesht “luhatje humori”. Për mua, është kur të gjitha emocionet tuaja janë shtuar, janë të tepërta. Kur jeni të trishtuar, mendoni vetëvrasjen dhe kur jeni të lumtur, jeni në ekstazë. Shpesh mund të përjetoj zemërim për gjërat më të vogla: Më thyhet një pjatë dhe ndihem e pavlerë.

#2

Çrregullimi bipolar shpesh mund të përcillet gjenetikisht. Sidoqoftë, në disa raste mund të shkaktohet nga një ngjarje traumatike në jetën e një personi. Për mua, nuk ishte asnjë prej rasteve. Me sa jam në dijeni, nuk ka rrënjë të çrregullimit bipolar në familjen time dhe nuk pata një ngjarje traumatike në jetën time që e shkaktoi atë. Ishte Viti i Ri dhe unë përjetova episodin tim të parë depresiv. Zgjati dy javë. Mjekët më diagnostikuan vite më vonë se kisha çrregullim bipolar dhe nuk mund të përcaktonin nga vinte, apo nëse ishte gjenetik.

#3

Ata me çrregullime bipolare ka të ngjarë të vuajnë nga sëmundje të tjera. Si dikush që jeton me bipolaritet, përballem edhe me probleme të tjera si ankthi dhe stresi. Krahas këtyre, ka edhe simptoma fizike si migrena e rëndë, që më shkakton dhimbje dhe shikim të paqartë të përkohshëm.

#4

Ekzistojnë shumë lloje të çrregullimit bipolar. Unë jam diagnostikuar me tre lloje. E para është ciklotimia, e cila njihet edhe si “dritë bipolare”. Personat që kanë këtë çrregullim kanë luhatje humori, por jo shumë të rënda. Kjo s’do të thotë që ata nuk luftojnë më pak se të sëmurët e tjerë. Njerëzit ndonjëherë mendojnë se sa më pak të shfaqësh shenja, aq më jo problematike është, por nuk ndodh gjithmonë kështu.

E dyta është tipi bipolar 2, ai me të cilin u diagnostikova zyrtarisht kur isha 20 vjeç. Ne kemi më shumë episode depresive.

Së treti është tipi bipolar 1, ku njerëzit zakonisht vuajnë nga mania, që në këtë rast përkufizohet si “hipomani”. Njerëzit me këtë tip bipolariteti mund të kenë edhe episode “të përziera”, ku përjetojnë mani dhe depresion në të njëjtën kohë.

Burimi: Bipolar UK, Anabel