Një miliard në këmbë të ngritur – Çohu! Rezisto! Bashkohu!

0
91

Çdo 14 shkurt në gjithë botën organizohet fushata One Billion Rising duke e shprehur zemërimin, solidaritetin, vallëzimin si protestë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Sipas statistikave, një në tri gra në planet dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë NJË MILIARD VAJZA DHE GRA.

“Çdo 14 shkurt ne ngritemi në qindra vende të botës, për t’i treguar komuniteteve tona lokale dhe botës se si duken NJË MILIARD GRA DHE VAJZA, si dhe për të hedhur dritë mbi mosndëshkimet dhe padrejtësitë me të cilat të mbijetuarat e dhunës çdo ditë përballen. Ne ngritemi përmes muzikës e vallëzimit për të shprehur gëzimin dhe për të festuar faktin se ne nuk jemi të mposhtura nga kjo dhunë. Ne ngritemi që të tregojmë se jemi të vendosura për të krijuar një lloj të ri të vetëdijes – atë ku dhuna do të rezistohet deri sa të jetë e paparamendueshme”, thuhet në kërkesën.

ÇOHU: NGA FUSHATA, NË MËNYRË TË JETESËS.

Nikoqire e këtij organizimi është Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis./OsygenPress.info