Një i infektuar me COVID-19 në Burgun e Dubravës

0
498

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se në Qendrën Korrektuese Dubravë, javën e kaluar më 22 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid 19, Udhëheqësi i Trajnimeve të kësaj qendre, z. I.F.

I njëjtit, aktualisht është liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.

Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër.

Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negativ.