Nicolas Mathieu fiton “Goncourt”, çmimin prestigjioz të lertërsisë

0
87
French writer Nicolas Mathieu poses at the Drouant restaurant after he received the French literary prize Prix Goncourt for his novel "Leurs enfants apres eux" (Their Children After Them), in Paris, France, November 7, 2018. REUTERS/Gonzalo Fuentes

Është një autor i ri në treg, një autor i ri në moshë dhe mbi të gjitha një autor që flet për Francën e sotme, përshëndeti Bernard Pivot, drejtori i çmimit “Goncourt”, më prestigjiozi i çmimeve letrare në botën e frankofonisë, që iu dha sot Nicolas Mathieu.

Çmimin e mori për librin “Leurs enfants après eux”, një paraqitje politike dhe sociale por edhe një roman që të tregon mbi adoleshencën.

Më i lakmuari nga çmimet letrare në botën frankofone iu dha këtij romancieri 40-vjeçar në raundin  e katërt të votimit, me gjashtë vota pro dhe katër kundër përballë Paul Greveilac që konkurronte me librin “Maîtres et esclaves”, një tregim madhështor mbi Kinën e kuqe.

Libri deri tani është shitur në 40 000 ekzemplarë, por botuesi shprehet se ka porositur shtypjen e 50 000 ekzemplarëve të tjerë./Ata/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu