Nicola Orlando konfirmoi se Italia është do të ndihmon Kosovën në tejkalimin e situatës së përgjithshme të krijuar nga pandemia

0
83

Ministrja e Financave, znj. Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, z. Nicola Orlando. Temë e diskutimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në fushën e ekonomisë dhe financave.

Ministrja Bajrami e njoftoi ambasadorin Orlando për situatën ekonomike dhe makrofiskale në vendin tonë dhe për efektet e shkaktuara nga pandemia. Ajo i shpjegoi z. Orlando veprimet dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në funksion të zbatimit të masave që derivojnë nga programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ambasadori i Italisë Nicola Orlando konfirmoi se Italia është e angazhuar për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e situatës së përgjithshme të krijuar nga pandemia COVID19 si dhe shprehu interesimin e shtetit italian për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin ndërshtetëror në drejtim të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm i cili do të inkurajonte shtimin e investimeve nga kompanitë italiane në Republikën e Kosovës.