Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policor në Gjakovë, dyshohet që keqtrajtuan një qytetar

0
183

Prokuroria Themelore në Gjakovë me datë 28 korrik 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policor, Argjend Qehaja dhe Shkumbin Junikut.

Qehaja dhe Juniku po akuzohen se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autoritetit publik si dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Drejtësia Sot mëson se më 14 nëntor 2019, të akuzuarit, duke qenë në cilësinë e personave zyrtare, kanë keqpërdorur detyrën e tyre, duke keqtrajtuar të dëmtuarin P.D.

Aktakuza shpjegon se e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur pasi i dëmtuari P.D., ishte ndalur nga të akuzuarit për patrullim, gjersa i njëjti ishte duke drejtuar makinën e tij.

I akuzuari Argjend Qehaja pasi i kishte kërkuar të dëmtuarit dokumentacionin, i njëjti po ashtu i kishte shpjeguar arsyen e ndaljes, e cila ishte për shkak te xhameve të zeza dhe mos vënies se rrypit të sigurisë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Qehaja i shqipton gjobë të dëmtuarit për xhama të zeza, nga i cili kishte reagime, pasi i njëjti i posedonte edhe në libreze xhamat e zeza. Mirëpo, i akuzuari Qehahja i ishte përgjigjur se “ unë shënoi çka të dua” ku më pas dëmtuari P.D., i thotë “ti qenke frajer, a po ma bon për inat apo çka” dhe pastaj i akuzuari menjëherë e nxjerr me forcë nga makina duke e goditur me shuplak dhe duke e kapur për fyti.

Më pas, në aktakuze thuhet se aty ndërhynë edhe i akuzuarit tjetër Shkumbim Juniku, i cili ia dredh duart të dëmtuarin dhe e godet me grusht në kokë dhe në brinjë dhe gjatë prangosjes e godet me shqelma në këmbë derisa e fusin në makinë./DrejtesiaSot