Ngjala elektrike prodhon voltazhin më të lartë në botën e kafshëve

0
671

Lumenjtë e Amerikës Jugore strehojnë të paktën tre specie të ngjalës elektrike, duke përfshirë dhe një specie të sapo-identifikuar, e cila lëshon shkarkimin më të madh elektrik se çdo kafshë e njohur, sipas një analize të fundit të 107 peshqve të mbledhur në Brazil, Guianën franceze, Guajana e Suriname.

Shkencëtarët kanë njohur prej 250 vjetësh ngjalat elektrike, të cilat me shkarkimin e tyre paralizojnë gjahun, që jetojnë kryesisht në basenin e Amazonës. Ato janë të shpërndara në këneta, përrenj e lumenj të rajoni dhe besohej se i përkisnin një specieje të vetme.

Por me analizat moderne gjenetike e ekologjike, studiuesit e  muzeumit të historisë natyrore Smithsonian kanë zbuluar se ato i përkasin të paktën tre specieve që kanë evoluar nga një pararendës i përbashkët milion a vjet më parë.

Studiuesi C. David de Santana, tha: “Këta peshq mund të arrijnë deri në 2.5 metra dhe nuk janë shumë të dallueshme. Kjo ndodh kur mund të zbulosh një peshk 2.5 metra të gjatë vetëm pas rreth 250 vjet eksplorimi në rajon”.

Në Amerikën jugore jetojnë rreth 250 specie peshku që gjenerojnë energji elektrike, edhe pse ngjalat elektrike janë të vetmet që e përdorin këtë për gjueti dhe vetëmbrojtje. Ashtu si specie të tjera peshqish elektrikë ato mund të orientohen dhe të komunikojnë me elektricitetin që prodhojnë.

Ngjalat elektrike frymëzuan krijimin e baterisë së parë në 1799, kur studiuesit mësuan se energjia mund të përdorej për më shumë se shtangien e një kafshe në gjueti.