Nga Kosova në vendet e shenjta do të nisen mbi një mijë besimtarë

0
81

Sipas të dhënave të siguruara nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), për në haxh nga Kosova do të nisen 1.080 haxhinjë, në mesin e të cilëve 370 janë gra.

Nga BIK-u, për AA konfirmuan se grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 1 gusht ndërsa grupet tjera do të nisen më 2 dhe 3 gusht.

Çmimi i haxhit për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro.