Nga e mërkura rritje të temperaturave

0
38

Fusha të presionit të lartë që ndodhen mbi rajonin tonë do të përmirësojnë motin në ditët në vijim, me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Ndërsa ditën e mërkurë rryma të ngrohta ajrore që do depërtojnë nga Mesdheu do të favorizojnë rritje të temperaturave maksimale mbi vlera mesatare.

8.10.2019 – Pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 4.

9.10.2019 – Mot më i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 4-10m/s. Indeksi UV: 4.