New York Times shkruan për të – Gashi vjen me një reagim epik

Kur unë isha duke u rritur, babai im gjithmonë e lexonte gazetën ‘The New York Times’, në të cilën shkruheshin historitë më negative për shqiptarët. Ndërsa tani në vitin 2019, kjo gazetë shkruan për djalin e tij dhe kësaj radhe historia është pozitive. Tani për ne shkruhen lajme të mira.

Gazeta më e madhe amerikane, New York Times, i ka kushtuar një artikull artistit me origjinë kosovare, Labinot Gashit.

Madje kjo gazetë e ka publikuar edhe një fotografi të reperit i cili ndodhet para miksetave muzikore.

Mirëpo është reagimi i Gashit, ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë artikull.

“Kur unë isha duke u rritur, babai im gjithmonë e lexonte gazetën ‘The New York Times’, në të cilën shkruheshin historitë më negative për shqiptarët”.

“Ndërsa tani në vitin 2019, kjo gazetë shkruan për djalin e tij dhe kësaj radhe historia është pozitive. Tani për ne shkruhen lajme të mira”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Gashit që e ka postuar në Twitter.