Nesër në Prishtinë premiera e shfaqjës “Graviteti”

0
73

Në shënim të 16 vjetorit të themelimit të Teatrit ODA, në Prishtinë do të mund të shihni premierën e shfaqjës “Graviteti”. Shfaqja jepet këtë të premte në orën 20:00, shkruan OxygenPress.

“Graviteti” është një shfaqje teatrore e përbërë prej skenave të bazuara në personazhe reale, ngjarje e fenomene nga e kaluara dhe e sotmja, që të përbashkët kanë lidhjen, shpeshherë edhe të pashpjegueshme, me atdheun.

Graviteti është forca që tërheq në mënyrat më të ndryshme personazhet e këtyre kronikave.

Tablo e ngjarje fiktive të “muzeut gravitacional” nisin prej Skënderbeut, Arbëreshëve, emigrantëve të parë të Shqipërisë e deri te personazhet e ditëve të sotme të mërguar apo të kthyer.

“Graviteti” ofron një eksperiencë artistike të eksplorimit të lidhjes së veçantë të shqiptarëve me atdheun, prej këndvështrimeve dhe situatave nga më të ndryshmet, ku fuqia e gravitetit arrin deri edhe në aktet më sublime njerëzore.

“Graviteti është shkruar nga Lirak Çelaj, ndërsa regjia është nga Florent Mehmeti./OxygenPress.info