Nëse shoqen e viziton për ta paragjykuar për shtëpinë e bërë rrëmujë, ky shkrim është për ty

0
96

Kush e ka provuar amësinë e di shumë mirë se rregulli dhe organizmi i gjërave del jashtë kontrollit (shuuuumë) shpesh. Për gratë që ende nuk janë bërë me fëmijë, bota e të bërit nënë duket ende si një episod i këndshëm nga filmat Disney.  Dhe me të vërtetë që është, sepse askush nuk ta dhuron ëmbëlsinë në jetë siç din ta bëjë fëmija… Por ajo që këto gra ende nuk e kanë kuptur është se krahas kësaj ëmbëlsie vjen edhe kaosi.

Një shkrim i publikuar në Mom.me nga Laura Mazza është trajtuar një çështje që e kanë përjetuar të gjitha nënat pa përjashtim. Ajo ka folur për vizitat e mikeshave të cilat shpesh mund të ju bëjnë të ndiheni në siklet, për shkak se doni që shtëpia të jetë e rregulluar, e ajrosur dhe të mos shihet as edhe një fije pluhuri …sepse kemi frikë paragjykimet!

Ja çfarë ka shkuar Laura:

“Dje shkova në shtëpinë e mikes time dhe përshkova gishtin në murin e saj për të parë se sa shtresa pluhuri ishin bërë pa u pastruar. Shkova në dhomën e gjumit që t’ia shihja rrobat e palara nëpër tokë dhe të kontrolloja nëse e kishte rregulluar shtratin. Kontrollova edhe banjën për të parë nëse rrobalarësja po i punonte; hodha vështrimin në kuzhinë për ndonjë mal me enë. E vështrova së çfarë kishte veshur dhe ia nuhata flokët për të ditur nësë ishte pastruar këto kohët e fundit apo jo.

Në fakt, nuk e bëra asnjërën nga këto gjëra.

Jo sepse nuk jam njeri i çuditshmëm por sepse këto nuk janë gjërat që më shkojnë në mendje t’i shoh sa herë që shkoj ta vizitoj miken time. Kur të vizitoj ty mikja ime, unë vij të të shoh TY, dhe nuk më bëhet vonë nëse lodrat e fëmijëve janë të shpërndara nëpër tokë, ose nëse ke disa pjata a rroba të palara. Unë nuk të paragjykoj për ditët që të kalojnë pa u pastruar sepse kjo nuk është një shenjë që tregon se çfarë personi je ti, ose nëse je njeri i suksseshëm.

Mund të ma hapësh derën me gjirin jashtë, e veshur në bluzën e stërmadhe të burrit tënd, me ca të vjella në flokë dhe unë sërish do të të shoh TY.

Nuk dua t’ia di për enët – dua t’ia di për ty!

Dua t’ia di nësë po ia del, si po i përballon gjërat. Nëse je e lumtur, nëse po të duhet një filxhan i madh me kafe të fortë.

Dua t’ia di për ty si person – jo se si i palos rrobat ose sa lodra janë nëpër dysheme.

Dua të di nëse të duhet një përqafim, një buzëqeshje ose dikush të të dëgjojë tek shanë dhe nxjerrë nervozat e akumuluara brenda, jo nëse flokët e tua s’janë të lidhura në mënyrën më perfekte.

Ti je personi që unë e kam xhan, dhe si mikja jote, unë interesohem për TY, jo për shtëpinë tënde.

Pastrimi asnjëherë nuk do të të indentifikojë ty, sepse vetëm TI mund të identifikohesh me veten…