Nëse s’dalin pagat me rritje në dhjetor, pasojat e paparashikueshme!

0
109

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, pas një takimi me Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin, kanë paralajmëruar pasoja të mëdha nëse dhjetori nuk i sjell atyre pagat me rritje, sipas ligjit të ri.

Sipas SBAShK-ut, nëse ky ligj i ri nuk hyn në fuqi, për 60 mijë të punësuar në sektorin publik, do të ketë pasoja ekonomike.

Reagim i përbashkët nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës-SBASHK,

Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK si dhe

Sindikatës së Policisë së Kosovës-SPK

Pas takimit të zhvilluar me Avokatin e Popullit z. Hilmi Jashari,

Njoftojmë opinionin e gjerë të Republikës së Kosovës se Kryetarët e të tri Sindikatave SBASHK, FSSHK dhe SPK kanë zhvilluar takim  me Avokatin e Popullit, ky takim është realizuar me qëllim të kjartësimit të situatës në lidhje me Ligjin e Pagave.

Duke mos dashur që të ndikojmë në punën e Avokatit të Popullit të njejtit ia kemi bërë me dije se nëse pagat e muajit Dhjetor nuk dalin me Ligj të ri atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën nuk e dërshirojmë.

Pra edhe njëherë për opinionin e gjerë publik po i rikujtojmë se nëse ky ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se qfarë pasoja sjell për ekonomitë e tyre familjare.

Me respekt,

Rrahman Jasharaj-Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës