Nëna, mjaft i rritët djemtë të paaftë për t’u bërë bashkëshortë të mirë!

0
800

Nëna,
Do të jem shumë e sinqertë këtë herë.

Ndaloni së rrituri djemtë tuaj për t’u ndjerë me më shumë të drejta, të llastuar, vetë-tolerues duke u shërbyer atyre gjithë kohën. Ose dhe më keq, duke pritur nga vajzat tuaja që të pastrojnë pas tyre veç pse ai ka një kromozom magjik Y që vajzat nuk e kanë.

Ndaloni së rrituri djemtë tuaj me mungesë të inteligjencës emocionale duke i mësuar ata e të qenit emocional dhe i ndjeshëm do të thotë se nuk kanë burrëri. Burrat e vërtetë qajnë.

Ndaloni së rrituri djemtë tuaj me pritjen se do të jeni aty për t’i ndihmuar finansiarisht kur ata të mos kenë ambicie, zell ose etikë të denjë pune.

Ndaloni së rrituri djemtë tuaj të mendojnë se po e bëjnë namin duke iu “ndihmuar” bashkëshorteve të tyre kur u kërkohet të kujdesen për fëmijët e vet e të kontribojnë rreth shtëpisë.

Dhe ju lutem, ndaloni së rrituri djemtë tuaj të mendojnë se mund t’i shfrytëzojnë vajzat tjera, përderisa në fund të ditës, sigurohen që do ajo që do ta marrin për grua të jetë një e virgjër.

Mënyra juaj e “dashurisë” po i gjymton bijtë tuaj. Dhe po përhap llojin e burrave të paaftë për t’u përballur tërësisht me sfidat finansiare, emocionale dhe fizike të martesës.

Sepse nëse ka diçka që kam mësuar në jetë, gjatë dëgjimit të problemeve të grave me dekada, është kjo: Një grua nuk është qendër rehabilitimi për burra që janë rritur keq.

Cilësitë e duhura për të qenë një bashkëshort i mirë nuk materializohen mrekullisht sapo të martohesh. Cilësitë e një bashkëshorti të mirë ushqehen, zhvillohen dhe mësohen përmes shembullit që ju i shfaqni atij në shtëpinë tuaj përderisa ai rritet.

Në fund të fundit, gratë duan një burrë për ta pasur partner, jo për ta prindëruar atë.

Autore: Dr. Sara Hassan