Është bërë sot zbulimi i shtatoreve të tre udhëheqësve të “Lidhjës Shqiptare të Prizrenit”. Shtatorja e Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit tash e tutje qëndrojnë në qytetin e Prizrenit.
Të pranishëm në cveremoninë e zbulimit të shtatoreve ishin përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Përurimi u bë në hapësirat e kompleksit të Lidhjës së Prizrenit. Politikanët shqiptarë, këtë ngjarje e konsideruan të vecantë.
Në këtë ceremoni përformoi edhe ansambli i këngëve dhe valleve “Shota”.
Sivjet shënohet 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, 550 vjetori i vdekjes së Skenderbeut dhe 106 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë./OxygenPress.info