Në Kosovë kurrë nuk flitet për sëmundjen e lëkurës Lupus

10 Maji në gjithë botën është Dita Botërore e sensibilizimit për sëmundjen e lëkurës “Lupus”.

Lupus është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet.

Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë. Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve.

Ai mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, sepse shenjat dhe siptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës, që ngjan me krahët e një fluture.

Një në pesë femra rezultojnë pozitive për antitrupat e lidhura me lupusin, por vetëm 10 për qind e tyre diagnostikohen me këtë sëmundje. Duke zbuluar më tepër gjëra për veshkat, mund të kuptohet edhe zanafilla dhe mënyra sesi zhvillohet sëmundja.

Edhe pse janë shumë të pakët ata që kanë dëgjuar për këtë sëmundje, në plan botëror Lupusi, është më i shpeshtë se sa skleroza ose leukemia.

Lupusi nuk është ngjitës, është një çrregullim i sistemit imunitar të organizmit.

Edhe pse 90% e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje janë femra midis moshës 15-45 vjeçare, kjo sëmundje përfshin edhe meshkujt edhe fëmijët.

Njerëz të famshëm në botë kanë këtë sëmundje për të cilën dihet pak.

Këngëtarja e njohur Lade Gaga ka marrë përgjigje pozitive për testin për sëmundjen e lupusit.

Këtë sëmundje, ajo e ka të trashëguar, pasi tezja e saj vdiq nga lupusi në moshën 19-vjeçare.

Ajo e ka pranuar për herë të parë se vuan nga lupusi në emisionin e Larry King.

Të tjerë të famshëm me Lupus

Michael Jackson

Megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, shumë të dhëna mbështesin idenë se Michael Jackson vuante nga lupusi. Kjo mund të shpjegojë pse ai e shmangte diellin dhe pse përdorte drogë. Shpesh, ata që vuajnë nga lupusi vdesin në të 40-at ose të 50-at nga atake të papritura kardiake.

Selena Gomez

Raportimet e para filluan vitin e shkuar, por këngëtarja nuk i konfirmoi zërat. Disa muaj më vonë, gjyshi i saj, Ricardo Gomez Sr. rrëfeu në një intervistë se mbesa e tij 21-vjeçare vuan nga Lupusi “dhe po ia del mbanë” me trajtimin. Sipas tij, ajo u diagnostikua disa vite më parë.

Flannery O’Connor

Flannery O’Connor, një romanciere e famshme amerikane, e njohur për tregimet e shkurtra dhe esetë, u diagnostikua me lupus kur ishte 26 vjeç. Edhe babai i saj u torturua nga kjo sëmundje e trashëgueshme dhe vdiq kur Flannery ishte vetëm 15 vjeç. Pavarësisht vuajtjeve, ajo arriti të përfundonte dy romane dhe disa tregime të shkurtra. U nda nga jeta në moshën 39-vjeçare për shkak të komplikacioneve të sëmundjes.

Toni Braxton

Toni Braxton, këngëtarja e njohur e rrymës R&B ka treguar se ka luftuar me lupusin, si dhe ka punuar për rritjen e ndërgjegjësimit në një takim ndërkombëtar për këtë sëmundje. Ajo e bëri publik lajmin kur mori një çmim për Gratë e Suksesshme. Po ashtu, Braxton ka performuar në Ballon Portokalli për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për Lupusin.