Në Ditën e Flamurit, studentët shpërndajnë produkte vendore falas

0
51

Në Ditën e Flamurit, studentë të organizatës  “Paqja Studentore” të Universitetit të Prishtinës,  kanw  organizuar një aktivitet, të shpërndarjes së produkteve të ndryshme falas.

Ky akivititet u mbajt nga ora 11:00  në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, raporton OxygenPress.

Këtë aktivitet e kanë mbështetur shumë kompani vendore të cilat janë shprehur të gatshëm të na ndihmojnë duke dhuruar sasi të mëdha të produkteve të tyre. Të cilat janë: Vipa Chips,  Fruit, Apetiti,  Signal, Miros,  Eurolona,  Meka, Besinana.

Ky aktivitet ishte paraparë të zgjas deri në orën 15:00, por sipas organizatorëve për shkak të interesimit të shumtë të qytetarëve, kishin arritur t’i shpërndajnë të gjitha produktet para kohe.

Gjitha këto produkte u  janë shpërndarë  kalimtarëve të rastit që gjendeshin në këtë shesh.

Qëllimi i gjithë këtij aktiviteti është vetëdijësimi i qytetarëve për t’i bojkotuar produktet serbe dhe t’i blejnë ato vendore. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu