Në Cyrih hapet ekspozita kushtuar presidentit historik Ibrahim Rugova

Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, hap sot ekspozitën historike me titull: “Kontributi i Presidentit Historik Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës, me bashkautor Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rreci.

Kjo ngjarje mbahet me rastin e 13 vjetorit të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.

Ekspozita hapet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih në adresën: Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 27 janar 2019./Kultplus