Ndryshimet klimatike kërcënojnë bazat ushtarake amerikane

Pjesa më e madhe e bazave ushtarake amerikane rrezikohen nga efektet e ndryshimit të klimës, sipas një raporti të Pentagonit publikuar dje, i cili ngjalli menjëherë kritika për mungesën e saktësisë dhe mungesën e planeve për t’a parandaluar si fenomen.

“Dy të tretat e 79 godinave të konstatuara në këtë raport janë të rrezikuara ndaj përmbytjeve të përsëritura kohët e fundit ose në të ardhmen dhe më shumë se gjysma rrezikohen ndaj periudhave të thatësirës së regjistruar vitet e fundit ose në të ardhmen”, bën të ditur raporti me kërkesë të Kongresit për të përmirësuar gatishmërinë e forcave të armatosura përballë ndryshimeve klimatike.

Godina të tjera ushtarake përballen me rrezikun e vatrave gjigante të zjarreve në pyje ose shkrirjes së permafrostit, thuhet në dokumentin prej 22 faqesh, i cili vlerëson një afat kohor njëzet vjeçar që kërcënimet e ardhshme të bëhen realitet.