Ndodh në Izrael, papunësia bie në 4%

0
37

Shkalla e papunësisë në vitin që kemi lënë pas ishte 4%, pak më e ulët nga niveli 4.1% në korrik dhe i barabartë me normën në qershor, sipas shifrave të publikuara nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit.

Zyra Qendrore e Statistikave mat çdo muaj përqindjen e të papunëve në fuqinë punëtore mes atyre në moshën 15+. Norma në moshën 25-64 vjeçare ishte 3.4%, e njëjtë si në korrik 2018.

Shkalla e punësimit në moshën 15+ u rrit lehtë nga 61.2% në korrik në 61.5% në gusht. Shifrat që kanë mbetur të pandryshuara nga korriku 2018 përfshirë përqindjen e atyre në fuqinë punëtore në moshën 25-64 (80.4%).

Së bashku me rritjen e numrit të vendeve të punës në qershor-gusht dhe rritjes së vazhdueshme të pagës mesatare mujore të vendosur në qershor, e cila tani qëndron në 10,884 shekel (rreth 2987 dollarë), të gjithë treguesit tregojnë fuqinë e tregut izraelit të punës./Izraeli