Nderi i Kombit, flet për momentin e puthjes së flamurit, në filmin “Nëntori i Dytë”

0
716

Nëntori i dytë është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1982. Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar.  Isa Boletini, përfaqësuesi i Kosovës në festën e madhe të shqiptarëve është interpretuar  nga aktori i njohur, Reshat Arbana. Atëherë mbi të 40-tat Arbana kishte trupin dhe mëndjen e Boletinit duke sjellë një karakter impulsiv dhe të matur njëkohësisht që e personifikon më së miri Isa Boletinin.

I ftuar në emisionin Oxygen Show, me Besim Dinën, ka folur pikërisht për këtë rol, duke përmendur kështu edhe momentin e puthjes së flamurit.

Ishte momenti kur unë vi këtu, edhe i them Ismal Qemalit të lumtë dora, ai prit se po vinte rrotull, ec e ec, po hi bre Sandi… Sandi kishte rënë në gjunjë, nuk mundte më se e kishte emocionuar aq shumë ky moment, sa ja kishte shkatërruar zemrën dhe ra.. e lam përkohësisht me një fjalë. Ai flamuri, është simboli më i bukur që kemi ne shqiptarët, ne kemi flamurin më të bukur në botë, ka thënë Arbana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu