Ndalet greva, mësimi fillon të hënën

0
48

Pas tri javë grevë, procesi mësimor do të fillojë të hënën.

Këtë e kanë bërë kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli dhe ai i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Veseli thotë se ka arritur që në një takim në kabinetin e tij të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të fillojë.

Kreu i koalicionit ka arritur të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe i ka siguruar se shumë shpejt rritja do të shkoj deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë.

Ndërsa Ramush Haradinaj, ka thënë se përfunduan marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën.

“Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka thënë Haradinaj./OxygenPress.info