Ndahet nga jeta ish-e burgosurja politike, veprimtarja e çështjes kombëtare, Nazire Kraja

0
215

Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Nazire Kraja, ish-e burgosure politike që i mbijetoi torturave të burgjeve famëkeqe të Sërbisë.

Jeta dhe veprimtaria e  Nazire Krajës

Nazire Curaj u lind në vitin 1946 në Krajë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa shkollën normale në Ferizaj. Pas përfundimit të normales fillon punën si mësuese në vendlindje në vitin 1966. Nga viti 1967 e deri në vitin 1992 kaloi nëpër një kalvar të vërtetë. Disa herë kaloi ilegalisht dhe qëndroi në Shqipëri, organizoi dhe ishte pjesmarrëse në demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, formoi grupin ilegal “Jehona e Krajës”, shkroi dhe shprëndau material propagandues. Ishte e ndjekur këmba-këmbës nga UDB-ja, e torturuar fizikisht dhe mendërisht. E burgosën disa herë, në Ferizaj, në Nish, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Beograd, në Shpuzë.

Jetoi me tri vajzat e saj në vuajtje dhe varfëri të madhe.

Nazire Curaj gjendet në piedestalin e veprimtareve shqiptare për çlirim dhe bashkim kombëtar.