Muzeu virtual i refugjatëve në Kosovë

0
93

Nesër bëhet lansimi i Muzeut Virtual të Refugjatëve, nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).

Ngjarja mbahet në Muzeun e Kosovës prej ores 18:00.

“Eksodi i refugjatëve gjatë luftës së fundit në Kosovë është pjesë thelbësore e së kaluarës dhe e së tashmës sonë, duke marrë parasysh se rreth 1 milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Megjithatë, ende mungon memorializimi dhe dokumentimi i pervojave të refugjatëve duke i dhënë rëndësi vetëm rrëfimeve të heronjve e martirëve. Rrefimet e njerëzve vazhdojnë të mbesin të heshtura në mungesë të hapësirës për t’u dëgjuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se ky muze do të kontribuojë në njohjen simbolike të vuajtjeve të civilëve nga të gjitha grupe etnike, gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu, përmes kësaj nisme synohet nxitja e debatit publik dhe gjithëpërfshirës për të kaluarën, dhe rritja e rrisim empatisë sociale duke shpërfaqur rrëfime të ndryshme.

Ky projekt perkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë./OxygenPress.info