“Mustaqet” e misrit kanë aftësi shëruese

0
820

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur ‘mustaqet’ e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar se këto fije të holla kanë aftësi të mëdha shëruese.

Fijet e holla janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K.

Për shumë fermerë shqiptarë, ‘maydis’ ose mustaqet e misrit po kthehen në një mënyrë të mirë për të pasur disa të ardhura më shumë në familje.

Pikërisht ato fije që më parë hidheshin, tani del që kërkohen në tregjet ndërkombëtare. Arsyet pse shumë kompani evropiane i kërkojnë në tregun shqiptar, ka të bëjë me faktin që vetëm në vende si Shqipëria, misri i mbjellë është farë origjinale dhe jo e modifikuar gjenetikisht, ndërkohë misri i kultivuar në pjesën më të madhe të botës është rezultat i bioteknologjisë.

Mustaqet e misrit përdoren kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës, inflamacionit në sistemin urinar, prostatës dhe gurëve në veshka. Këto fije të holla janë përdorur edhe për disa sëmundje të zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut, lodhjen dhe nivelin e lartë të kolesterolit.

Ky produkt mund të gjendet në farmacitë bimore, pikat e grumbullimit të bimëve mjekësore, dyqanet organike, edhe në disa farmaci bujqësore.

Si përdoren mustaqet e misrit?

Mustaqet e misrit, sipas të dhënave përmbajnë proteina, karbohidrate, minerale, vitamina dhe fibër. Ato gjithashtu përmbajnë disa substanca kimike që ndihmojnë organizmin të nxjerrë jashtë lëngjet dhe kripën e tepërt nëpërmjet urinimin, ndryshojnë nivelet e sheqernave në gjak dhe ulin inflamacionin.

Vlerat e mustaqeve të misrit

1. Trajtojnë infeksionet urinare.

2. Luajnë rol diuretik.

3. Parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

4. Shmangin mpiksjen e gjakut.

5. Ulin tensionin e gjakut.

6. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak

7. Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni.

8. Luftojnë kolesterolin.

9. Janë burim i vitaminës C.

10. Përdoren kundër obesitetit.

Përdorimet për lëkurën

Mustaqet e misrit mund të përdoren si çaj, ose në lëngun me të cilin mund të lyeni lëkurën e prekur nga aknet dhe njollat. Ato zbehin kruarjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e lëkurës.

Duhet të kini kujdes në përdorimin e mustaqeve të misrit, sidomos nëse jeni duke përdorur barna sepse mustaqet e misrit e ulin nivelin e sheqernave në gjak.

Nëse jeni duke marrë ilaçe kundër diabetit, atëherë nuk duhet t’i konsumoni mustaqet e misrit.

Njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i sheqernave ose i tensionit, mund ta pinë çajin e mustaqeve të misrit vetëm pas konsultimit me një mjek.

Nëse përdorni medikamente për hollimin e gjakut, atëherë pirja e këtij çaji do t’ia humb efektin e tyre.

Si të përgatisni çajin e mustaqeve të misrit

Metoda e parë:

• Mustaqe të thata ose të njoma të misrit

• Ujë

• Lëng limoni

1. Ziejeni ujin për pak kohë.

2. Hidhni mustaqet e misrit dhe lërini të ziejnë për disa minuta.

3. Lëngu do të ngjasojë me lëngun e një karameli të shkrirë ngjyrë kafe.

4. Kullojeni dhe shërbejeni të ftohtë ose të nxehtë.

5. Disa njerëz shtojnë lëng limoni për ta bërë çajin më të shijshëm.

6. Çajin e mbetur mund ta mbani në frigorifer për pak ditë.

Metoda e dytë

Kjo metodë është ideale për ata që duan të përftojnë vlerat natyrale të mustaqeve të misrit.

Për këtë metodë, ju nevojiten:

• Mustaqe të thata të coptuara

• Ujë

• Mjaltë

1. Kjo metodë nuk kërkon ujë të zier.

2. Hidhni pak ujë në një kavanoz qelqi me kapak.

3. Shtoni mustaqet e misrit.

4. Mbylleni kapakun dhe mbajeni kavanozin në një vend në diell për një ditë të plotë.

5. Në fund të ditës, futeni kavanozin brenda, kulloni ujin, shtoni mjaltë dhe përzijeni mirë.

6. Kavanozin mbajeni në frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë.