Miranda Hashani e lumtur që nuk jeton në Kosovë

0
78

E ftuar në emisionin OxygenShow, këngëtarja e njohur Miranda Hashani thotë se është e lumtur që nuk jeton në Kosovë. Sipas saj, ka filluar  të mungoj edhe edukata e përgjithshme.

“Çdo ditë them mirë që e lash Kosovën, kohët e fundit kasha probleme me vetvetën me rrethin. Pikësëpari tek ne ka filluar të mungoj edukata e përgjithshme, me njerëzit është  ajo kohë që nuk mund të merresh vesh, duhesh me ua lëshu rrugën tërë kohën, nuk  ka “më fal”, nuk ka “pardon”. Gjakova është që prej shumë dëshpërimeve më ka kthyer pak në skenë, më së shumti në jëtë kam kënduar në Gjakovë”, thotë ajo.

Hashani thotë se në vendi ku jeton, e do popullin e vet, nw krahasimet me trevat shqiptare. /OxygenPress.info