Ministria e Kulturës sot hap zyret në Prizren

Zyret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër do të hapen zyrtarisht edhe në komunën e Prizrenit

Në ceremoninë zyrtare e cila nis në orën 13:00, do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.

Zyret e kësaj ministrie do të zënë vend në ish-ndërtesën e rektoratit në sheshin Shatërvan.

Bartja e një pjesë të Ministrisë së Kulturës në Prizren ishte premtuar nga vetë ministri Gashi në muajin korrik të vitit 2018./kultplus