Ministria e Kulturës ka ndarë çmimet për letërsi

0
89

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me një ceremoni solemne, është bërë ndarja e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi.

Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i është ndarë Ibrahim Kadriut, krijimtaria e të cilit përfshin më shumë se 50 vepra letrare.

Ibrahim Kadriu si shkrimtar karakterizohet për origjinalitetin e tij, me tema shumë interesante, që në përgjithësi janë në frymën kombëtare, që e edukojnë brezin e ri. Ky çmim ka  vlerë financiare prej pesë mijë eurosh.

Çmimi për veprën më të mirë në prozë ”Anton Pashku” për vitin 2018 iu është ndarë autorëve Sali Bytyçi për veprën “Gjunjët” dhe  Florin Kelmendi  për veprën “Vrasje në kornizë”.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” u nda përgjysmë për shkrimtarët: Merxhan Avdyli për veprën “As engjëll as djall”  dhe  Çun Lajçi  për veprën “Çakorr, ti vdekje e mirë”.

Juria ka vlerësuar se për këtë vit Çmimi për fëmijë dhe të rinj ”Vehbi Kikaj” t’i ndahet autorit Avdush Canaj për veprën “Planeti i buzëqeshjes”.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” për  vitin 2018  iu nda autorëve Sali Bashota për veprën “Enigma e shkrimit” dhe Haqif Mulliqi për veprën “Teatri, drama dhe identiteti kulturor në Kosovë”.

Kurse Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” iu nda autorit Alfred Beka për veprën e përkthyer ”Peizazh me rënien e Ikarit”./OxygenPress.info