Ministria e Ambientit: Ngordhja e peshqve në lumin Lepenc vjen si pasojë e kësaj kompanie të derivateve

0
111

Banorët e komunës së Kaçanikut kanë njoftuar përmes disa fotografive se një sasi e madhe e peshqve kanë ngordhur në lumin Lepenc.

Banorët kanë shpërndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook duke treguar se peshqit e lumit Lepenc janë duke ngordhur në sasi të madhe.

Me të parë këtë ata kanë lajmëruar Policin e cila ka dalur në vendin e ngjarjes, pas kësaj janë njoftuar edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Nga ministria ka folur zëdhënësi i MMPH-së, Leutrim Sahiti, i cili ka deklaruar se tashmë është identifikuar se fajtor për ngordhjen e peshqve janë nga kompania e derivateve “Bubeari Petrol”, në Kaçanik.

Ai ka bërë të ditur se pronari i kësaj kompania është marrë në pyetje nga Policia.

“Në lidhje me rastin, si Ministri shprehim shqetësimin tonë për ngordhjen e peshqeve dhe dëmin që është bërë në lokacionin e caktuar. Me të marrë informacione, dje inspektorati jonë së bashku me inspektorët lokal të Kaçanikut kanë identifikuar shkakun e ngordhjes së peshqeve dhe pronari i kompanisë në fjalë është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe rasti vazhdon në prokurori. Marrë parasysh sasinë e gelqeres së shuar me afat të skaduar që gjindet në lokacionin afër lumit, si Ministri e Mjedisit së bashku me komunën do të angazhohemi në asgjesimin e gelqeres, për të ndalë ndotjen e mjedisit dhe dëmtimin e biodiversitetit”, ka thënë Sahiti.

Edhe Shoqata e Peshkatarëve në Kaçanik përmes një reagimi kanë akuzuar pompën e derivateve “Bubeari – Petrol” për ngordhjen e peshqve.