Ministri i Jashtëm i Kinës i quan “absurde” akuzat se kryejnë gjenocid ndaj ujgurëve myslimanë

0
148

Ministri i Punëve të Jashtme në Kinës, Wang Yi, ka thënë se akuzat e drejtuara ndaj shtetit të tij se janë duke kryer gjenocid ndaj ujgurëve etnikë myslimanë janë “qesharake absurde” dhe “një gënjeshtër e plotë”.

Ai këto komente i bëri gjatë konferencës së tij vjetore që u mbajt këtë të diel. Një numër i madh i shteteve e kanë cilësuar se Kina është duke kryer gjenocid ndaj këtyre myslimanëve, transmeton Klan Kosova.

Këto akuza vijnë për Kinën pasi mendohet se janë duke bërë abuzime në disa kampe që thuhet se mbahen ujgurët në provincën Xinjiang. Po ashtu, janë ngritur akuza se gratë i kanë detyruar të sterilizohen pa dëshirë si dhe i kanë ndarë fëmijët nga familjet e tyre.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka deklaruar se të paktën një milionë ujgurë etnikë myslimanë janë duke u mbajtur në kampet e Kinës dhe se u ofrohet trajnim profesional dhe që synon çrrënjosjen e ekstremizmit.

Por, të dy sekretarët aktualë dhe ish-sekretarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë përshkruar trajtimin e Kinës ndaj ujgurëve si gjenocid, ashtu si parlamentet e Kanadës dhe Holandës, shkruan BBC.