Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së diskutojnë sot për dialogun Kosovë-Serbi

0
55

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE-së pritet të mbahet sot.

Aty do të jenë gjashtë tema diskutimit një prej tyre është edhe ajo e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Klan Kosova.

Në takimin i cili do të mbahet në kuadër të Këshillit për Punë të Jashtme, do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell.

Agjenda e plotë është kjo:

1. Marrëdhëniet aktuale

2. Dialogu Beograd-Prishtinë

3. Bjellorusia

4. Rusia

5. Amerikane Latine dhe Karaibet

6. Tema të tjera të pacaktuara