Mësoni temperaturat për dy ditët e ardhshme

Fusha të presionit të rritur do të dominojnë mbi rajonin tonë edhe ditën e mërkurë, duke kushtëzuar mot kryesisht me diell dhe shumë të ngrohtë. Ndërkohë një ciklon që po kalon nga Mesdheu jugor pritet të sjellë vransira kohëpaskohe ditën e mërkurë, e ditën enjte vransirat do të shtohen.
Fillimisht parashikimet shfaqnin mundësi më të mëdha për reshje lokale pasditen e së enjtes dhe të premten, mirëpo sipas prognozave të fundit mundësitë janë më të vogla për të pasur reshje. Fronti i ftohtë do të kaloj gjatë ditës së premte duke zbritur temperaturat përreth vlerave mesatare, derisa reshje të dobëta shiu parashihen orëve të pasdites.
Gjatë fundjavës do të mbajë mot më i freskët, pa të reshura dhe vransira të pjesëshme.
16.9.2020 – Shumë ngrohtë, pjesërisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 30C, e në vise malore 10 deri 22C. Do të fryejë erë e lehtë nga juglindja dhe verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 6.
17.09.2020 – Shumë ngrohtë. Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vransirat do të shtohen. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 14C deri 29C, e në vise malore 11C deri 21C. Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja dhe verilindja 1-7m/s. Indeksi UV: 5.