Mësoni detaje për Austrinë si dhe sa milionë kafshë kanë kujdesin e njerëzve

0
344

Austria, një demokraci parlamentare, ka tetë fqinj: Gjermaninë e Republikën Çeke në veri, Sllovakinë dhe Hungarinë në lindje, Slloveninë dhe Italinë në jug dhe Zvicrën  e Lihneshtajnin në perëndim. Gjermanishtja flitet nga 88,6 për qind  e popullatës, ndërsa turqishtja, gjuhët e Ballkanit dhe ajo rome, po ashtu fliten nga disa. Prej vitit 1994, romët njihen si pakicë.

Austria dhe habsburgët…

Familja Habsburg ka sunduar Austrinë gjatë gati 750 vjetëve, prej vitit 1276 deri më 1918. Ata  kanë sunduar edhe Hungarinë 400 vjet dhe pothuaj tërë atë që sot  është Poloni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Itali, Republikë  Çeke, Slloveni, Sllovaki dhe Rumuni- më shumë se 25 për qind të Evropës. Perandori i fundit austriak dhe mbreti i Hungarisë ishte larguar më 1918, ndërsa i biri, Oto Von Habsburg, ishte kundërshtuar i flaktë i nazistëve gjatë viteve 1939-të. Ai qe bërë anaëtar I Parlamentit Evropian për Bavarinë dhe ka vdekur, më 2011. Trupi i tij ndodhet në kapellën e nëndheshme mbretërore në Vjenë, ndërsa zemra i është varrosur në Hungari.

Austria sot…

Austria e pasur ka industri të Çelikut, industri kimike, mekanike, elektrike dhe elektronike. Një e gjashta e forcës punëtore është e angazhuar në turizëm, që sjell fitimin më të madh nga këmbimi me jashtë. Dyzet për qind e Austrisë është e pyllëzuar dhe 7,5 milionë hektarë tokë janë ferma, prej tyre 18,500 janë ekoferma.

Në Austri…

  • Njerëzit i duan kafshët: 8,4 milionë njerëz mbajnë 30 milionë kafshë. Në Vjenë ka më shumë se 70,000 qen e ata lejohen edhe nëpër kafene;
  • Vjena ka kopshtin më të vjetër zoologjik në botë;
  • Njëzet e gjashtë për qind e austriakëve kanë mjekra, madje mbahen kampionate cdo vit për mjekrën më të gjatë, më të bukur, apo të pazakontë;
  • Ka 6,000 liqene malore, por nuk ka bregdet;
  • Një vjenez, mesatarisht, kalon më shumë se dhjetë vjet të jetës së tij/saj në kafene.

Fakte rreth Austrisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 1995
  • Sistemin politik e ka – Republikë federale
  • Ka 8,3 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Vjena është kryeqytet
  • Gjermanishtja është zyrtare
  • “Grub Gott” është përshëndetje tipike

A keni uri?

Në Austri mund të hani shnicëll (qoftere) vjeneze apo torta të mrekullueshme që shiten nëpër kafene. Më e njohura është “ Café Sacher” në Vjenë e cila bën “Sachertorte”, recetë e shpikur nga Franc Sacer, më 1832 e që shitet ende. Torta me cokollatë ka recel kajsie në mes dhe lyhet me një shtresë të trashë cokollate. Ice kafeja (kafeja e ftohtë) vjeneze bëhet duke ftohur gotën, mbushur atë me kafe të ftohtë dhe i shtohet akullore vaniljeje e shumë krem të rrahur në majë.

Kuajt lipizanerë…

Kuajt e njohur lipizanerë performojnë në Shkollën vjeneze të kalërimit spanjoll. Kjo shkollë qe themeluar, më 1572 për të trajnuar kuajt që të jenë të shpejt dhe të disiplinuar në fushëbeteja. Zakonisht, kuajt trajnohen nga burrat por, më 2008, dy vajza të reja nga Austria dhe Britania e Madhe kaluan provimin pranues. Duhen shtatë deri dhjetë vjet për të tajnuar kuajt dhe duhet të nisin kur janë katër vjec.

Kë e njihni?

Austria njihet për art e muzikë. Shumë kompozitorë klasik si: Jozef Hajdeni, Gustav Mahleri, Amadeus, Mocarti, Franc Shubert e Johan Shtraus janë austriakë. Kompozitorët shkonin në Vjenë meqë habsburgët ishin patronë të pasur. Kështu Vjena ishte bërë kryeqytet i Evropës për muzikën klasike. Mocarti pati nisur karrierën duke performuar për mbretin, kur ishte vetëm 5 vjec. Shtëpia ku ai ka lindur më 1756, në Salcburg, ende qëndron dhe është e hapur për vizitorë. Ai qe bërë aq i famshëm saqë një lloj ëmbëlsire I kanë dhën emrin e tij “Mozartkugel”, bonbon nga marcipani, të lyera me cokollatë.

Sporti i skive dhe snoubordi…

Vizitorët vijnë në Shën Anton, vendlindja e sportit të skive modern alpin dhe në Kitsbyl, vendi më I famshëm në botë për garat e me ski “Hahnenkammrennen”. Shumë skitarë të famshëm olimpikë janë austriakë, si Andrea Fishbaher, që fitoi Medaljen e Artë Olimpike në kategorinë femërore Super G, më 2010. Në Alpe të Austrisë mund bësh ski, luani patinazh, rrëshqisni në rrëshqitëse, apo me sajë.

Në Kitsbyl mund të bëni 160 kilometra në 100 shtigje, apo shtigje të lidhura me teleferik. Ka edhe parqë argëtimi dhe shtigje të vecanta për snoubord. Më 2012, Insbruku ishte nikoqir i Lojërave Olimpike Dimërore për të rinj.

BE-ja dhe ndryshimet klimatike…

Energjia e ripërtrishme në Austri subvencionohet dhe më shumë se gjysma e energjisë së vendit prodhohet nga hidrocentralet. Energjia e prodhuar nga era, centralet diellore dhe të biomasës, përbënte 62,9 për qind të energjisë së konsumuar më 2009. Pjesa tjetër  prodhohet nga gazi dhe nga nafta. Austria do të jetë në gjendje të eksportojë energji nga 2015-a dhe deri më 2020 do të jetë në gjendje që të përmbushë 80 për qind të nevojave për energjinë me energji të ripërtërishme.

Ulja e emetimeve…

Luftimi i ndryshimeve klimatike është prioritet kryesor për BE-në. Është duke punuar shumë që:

  • Të ulë gazrat e serrës (dyoksidin e karbonit dhe të tjera);
  • Të inkurajojë vendet e tjera që ta bëjnë po të njëjtën gjë.

Në qoftë se zhvillojnë teknologjinë e gjelbër, do të krijohen më shumë vende pune dhe para për ekonomitë tona. BE-ja ka zhvilluar plane për të ndalur ndryshimet klimatike duke:

  • Siguruar që pajisjet tona, si frigoriferët dhe makinat e larjes, të harxhojnë më pak energji;
  • Rritur përdorimin e energjisë së ripërtërishme si ajo nga era, energjia diellore dhe biomasa;
  • Inkurajuar shkencëtarët që të shpikin mënyra për të ngujuar dhe doponuar dioksidin e karbonit që lirohet nga termocentralet dhe fabrikat;
  • Shitur emetimet e gazrave të ndotur;
  • Dhe duke gjetur mënyra se si t’I përballojmë ndryshimeve klimatike, të cilat nuk mund t’i ndalim./Të nisemi për në Evropë/OxygenPress.info/.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu