Mësoni çka ka ndodhur më 5 shkurt

0
166
Hand made earth toy on hands

1909 – Në Belgjikë prodhohet për herë të parë në botë plastika sintetike. Shpikësi ishte kimisti belg Leo Baekeland: dhe prodhimi i ri sigurisht do të merrte emrin e tij, “Bakelit”

1917 –  Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Aktin e Emigracionit i njohur edhe si “akti aziatik i zonës së ndaluar”, pasi ndalonte emigracionin nga pothuajse të gjitha vendet e Azisë jugore dhe juglindore. Miratimi i këtij akti hidhte poshtë veton e presidentit Ëoodroë Ëilson pak muaj më parë dhe përfshinte gjithashtu ndalimin e hyrjes në vend për: “homoseksualë”, “idiotë”, “persona me të meta mendore”, “kriminelë”, “epileptikë”, “personat e çmendur”, alkoolikë, “lypës profesionist”, të gjithë njerëzit “mentalisht ose fizikisht të dëmtuar “, gra pa burra dhe anarkistë. Për më tepër, akti ndalonte hyrjen në Amerikë për të gjithë emigrantëve mbi moshën 16 vjeç të cilët ishin analfabetë. Akti i emigracionit 1917 gradualisht u përmirësua dhe u zëvendësuar nga Akti i vitit 1952 që përjashtoi shumë nga këto dispozita.

1939 – Gjenerali Francisko Franko bëhet “Caudillo de Espana”, ose Udhëheqësi i Spanjës dhe e mbajti këtë post deri sa vdiq më 20 nëntor 1975. Pavarësisht nga prirjet e tij pro-Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Franko orkestroi ri-afrim me demokracitë perëndimore, përfshi arritjen e marrëveshjeve ekonomike dhe në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë kundër komunizmit.

1958 – Një bombë me hidrogjen e njohur si Bomba Tybee humbi nga forcat ajrore amerikane pranë brigjeve të Savannahs, Xhorxhia. Incidenti ndodhi kur gjatë një stërvitjeje dy aeroplanë luftarak u përplasën në ajër dhe për të shmangur një shpërthim të mundshëm të bombës piloti e lëshoi atë në oqean. Megjithë kërkimet e shumta bomba kurrë nuk u gjet.

1971 – Anija Apollo 14 e nisur në janar të vitit 1971 u ul në Hënë në zonën Fra Maouro, një zonë kodrash të larta krijuara miliona vjet më pare nga rënia e një meteori të fuqishëm. Për këtë arsye shkencëtarët donin ta studionin këtë sipërfaqe. Ata besojnë se nga studimi i të dhënave nga Fra Maouro mund të sigurojnë informata të rëndësishme rreth historisë së hershme të Hënës. Komandant fluturimi i Apollo 14-s ishte Alan Shepard. Ai njihej atëherë si  amerikani i parë në Hapësirë. Stuart Rosa dhe Edgar Miçëll ishin dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit.

1997 – Nën presionin ndërkombëtar, tre prej bankave më të mëdha të Zvicrës krijuan një fond me vlerë 100 milionë franga zvicerane për viktimat e Holokaustit. Gjatë luftës së dytë botërore, shumë hebrenj në Evropë, për të mbrojtur paratë e tyre nga nazistët, hapën llogari bankare në Zvicër si vend neutral. Shumë depozituesve u zhdukën në Holokaust. Për disa dekada pas luftës, trashëgimtarët e tyre kërkuan informacione mbi llogaritë bankare, por me pak ose aspak sukses. Bankat kërkonin certifikata të vdekjes, të cilat nuk ekzistonin (nazistët nuk lëshonin certifikata kur vrisnin).