Mësojeni kush ka të drejtën dhe si të merrni leje për qarkullim gjatë pandemisë!

0
355

Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e COVID-19 në komuna të Kosovës, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik (MEPTINIS) njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik.

MEPTINIS jep detajet se si bizneset duhet të aplikojnë për të veprurar gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Ministria thotë se me anë të kësaj mundësohet, transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

“Punëdhënësi e shkarkon nga sistemi elektronik EDI i ATK-së çertifikatën, e vulosë dhe e nënshkruan, për secilin punonjës; dhe punëtori duhet ta mbajë këtë formë me vete, bashkë me letërnjoftim dhe (nëse ka) edhe ‘bexh’-in e kompanisë”, njofton MEPTINIS.

Në fund, ministria thotë se punëdhënësi duhet të siguroj që veprimtaria është në listën e lejuar.