Merru me art: 6 dobitë e të pikturuarit!

0
418

Për shkak të dinamikës jetësore dhe avancimit teknologjik, tanimë mbajtja e formës trupore dhe mendjes është bërë shumë e rëndësishme. Ndonëse doktorët rekomandojnë ushtrime të rregullta trupore për të qëndruar fizikisht në formë, jo domosdoshmërisht ato kanë efektin e dëshiruar, gjetja e një tjeter rruge na mundëson t’a mbajmë mendjen të mprehtë duke u marrë edhe me aktivitete të tjera. Ndër to janë pikturimi dhe vizatimi, të cilat ju ofrojnë argëtim, hobi të ri që kthjellin mendjen dhe ju sjellin përfitime të shumta shëndetësore.

Më poshtë po i listojmë disa prej përfitimeve të pikturimit që nxisin shëndetin mendor dhe përmirësojnë cilësinë e përgjithshme të jetës.

Komunikimi

Arti na bënë më njerëzor, na ndihmon të komunikojmë me një gjuhë tjetër më të personalizuar. Është një përfitim i madh për të gjithë, sidomos për ata që janë të ndrojtur, të mbyllur apo kanë probleme në të shprehunit.

Terapi e shëndetit mendor

Piktura është një aktivitet individual, edhe nëse jeni në një klasë ju futeni në botën e juaj, në botën e mundësive. Mendja krijuese nxitë në një vet-izolim pozitiv nga realiteti, e cila ofron një qetësi mendore duke ulur stresin dhe njëkohësisht duke gjeneruar ndjenjat e relaksimit dhe lumturisë.

Poashtu piktura na ndihmon të shpërqendrohemi nga problemet tona; na ndihmon të marrim ankthin dhe ta transformojmë atë në diçka të mirë. Kjo na ndihmon të identifikojmë ndjenjat dhe të rrisim aftësitë tona të shprehjes.

Nxitë zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë motorike

Shumica e njerëzve mendojnë se piktura përmirëson aftësitë krijuese, por shumë njerëz do të habiteshin kur ta kuptonin se ajo nxitë edhe të menduarit kritik. Gjatë procesit një artist duhet të mendojë konceptualisht për të sjellë zgjidhje të shumta kur pikturon.

Aftësitë motorike përmirësohen kur një person zgjedh pikturën si një hobi. Trajtimi i zellshëm i brushës rrit elasticitetin në lëvizshmërinë e duarve dhe gishtave. Aftësitë e shkëlqyera motorike që zhvillohen gjate pikturimit përfundimisht ndikojnë në mprehtësinë mendore. Mendimi jashtë kutisë (out of the box) bëhet pjesë e karakterit të një piktori.

Rritë aktivitetin e trurit

Vizatimi dhe piktura stimulojnë të dy hemisferat e trurit (majtë dhe djathtë). E para merret me elementet racionale, logjikën dhe e dyta maksimizon kreativitetin dhe emocionet tona. Piktura është e dobishme gjatë fazave të zhvillimit dhe rritjes të fëmijëve, si dhe tek të rriturit posaqërisht shumë e vlefshme për të luftuar sëmundje si alzheimeri.

Ushqen emocionet

Ndjenjat janë pjesë e botës kreative që ne të gjithë i kemi përbrenda. Shprehja e këtyre ndjenjave përmes pikturës ndihmon në krijimin e harmonisë ndërmjet zemrës dhe mendjes, e cila na bën të eksperimentojmë me lumturinë, dashurinë, ndjeshmërinë dhe paqen. Brenda kësaj bote kaotike që jetojmë, vizualizimi dhe relaksimi që marrim përmes pikturës që në afat-gjatë të ndjehemi më të organizuar, energjike dhe shpirtëror.

 

Argëtimi

Të mësuarit se si të pikturojmë i ka të gjitha komponentet e një dëfrimi: të qeshurit, shoqërimin, mësojmë diçka të re, ndihemi të motivuar për të përfunduar atë që kemi filluar, vlerësojmë natyrën dhe jemi të pasionuar për diçka të mirë.

Ndonëse piktura nuk mund të kontribuoj shumë në aktivitetet fizike, por përfitimet për shëndetin e përgjithshëm janë jashtëzakonshit të vlefshme. Duke marrë parasysh të gjitha atributet e dobishme për këtë hobi artistik, është e qartë se  piktura ndërton një shëndet të fortë mendor tek individët e çdo moshe./ Marrë nga Studio Plejada

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu