Merkel: Vaksina antiCovid gati në dhjetor

Një vaksinë e koronavirusit mund të jetë në dispozicion në Europë në dhjetor ose shumë shpejt pas Vitit të Ri, deklaroi kancelarja gjermane Angela MerkeL, pas një samiti me video-konferencë të liderëve botërorë.

“Dhe atëherë do të fillojnë vaksinimet”, theksoi ajo.

“Lajmet e ditëve të fundit në lidhje me zhvillimin e një vaksine janë shumë pozitive”, shtoi

“Për momentin, është shumë e dobishme të shkëmbejmë ide mbi masat që do të miratohen kundër COVID-19, veçanërisht mbi ato që do të zbatohen për Krishtlindje dhe Vitin e Ri”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në një konferencës shtypi pas samitit të drejtuesve të BE-së.

“Ne po përpiqemi të lehtësojmë masat përsëri dhe të mbajmë incidencën e infeksioneve në një nivel të qëndrueshëm pa kaluar përsëri në rritje eksponenciale”, theksoi Merkel duke shtuar se për të bërë këtë është e nevojshme më shumë forcë nga qeveritë.